Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti merr pjesë në funeralin shtetëror në nderim të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe

Sht 27, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në funeralin shtetëror në nderim të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe. Kryeministri Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ambasadorin e Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari kanë vendosur lule të freskëta në nderim të jetës së mikut të vendit tonë, ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Në një takim të shkurtër, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, kryeministri Kurti u ka shprehur ngushëllime Kryeministrit të Japonisë, Fumio Kishida dhe bashkëshortes së ish-kryeministrit Abe, Akie Abe.

Në funeralin shtetëror kanë marrë pjesë mijëra personalitete nga Japonia dhe gjithë globi, përfshirë përfaqësues të Lartmadhërisë së tij Perandorit Naruhito, anëtarë të Qeverisë dhe Parlamentit japonez, si dhe krerë shtetesh dhe përfaqësues të shumë vendeve të botës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM