Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Rreth 200 mijë fëmijë dhe mbi 20 mijë lehona përfitues të shtesave

Sht 27, 2022

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se rreth 200 mijë fëmijë dhe mbi 20 mijë lehona do të jenë përfitues të shtesave. Këtë muaj bëhen një vit prej kur për herë të parë filluan skemën e shtesave për fëmijë dhe lehona.

Nga shtatori 2021 e deri më tani, nga këto dy skema kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë, mbi 20 mijë nëna të reja dhe dhjetëra mijëra familje të Republikës së Kosovës.

Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se rishtazi kanë hapur aplikimin për fëmijët e lindur në vitin 2012, e në tetor do ta hapin edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011, kështu, gradualisht po zgjerojnë skemën e shtesave drejt synimit për të përfshirë të gjitha gjeneratat deri në moshën 16 vjeçare.

 

Nuk ka kthim prapa shtatorit të vitit të kaluar. Shtesat për fëmijë dhe lehona janë dëshmi dhe do të bëhen traditë e qeverisjes së mirë.

 

Të angazhuar që secila familje ta ndiej dorën e shtetit, do të vazhdojmë edhe më tej me politika që në qendër kanë ngritjen e mirëqenies për qytetarët tanë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM