Manifesta 14 bën thirrje për të gjithë ata që duan fotografinë se më 4 tetor në orën 13:00, prezantojmë në Oaza, programin e filmit dhe fotografisë në bashkëpunim me Studion e Hapur të Abi Shehut. Ky program përmban një seri punëtorish mbi prodhimin e fotografive analoge, e ju mund të krijoni punët tuaja prej fillimit deri në fund.
Të gjitha punëtoritë do të mbahen ne Qendrën për Praktikë Rrëfyese dhe do të mbahen në gjuhën shqipe dhe angleze nga artistja Abi Shehu, Vigan Nimani dhe Prof. Jochen Rohner, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Për më shumë informacion rreth regjistrimit, drejtohuni në vezgën në vijim: https://forms.gle/352MvUQtnKEiEBeW6