Shkollimi i oficerëve të rinj është një ndër objektivat kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes, andaj njëri ndër projektet madhore infrastrukturore është edhe ndërtimi i objektit të ri të (QSU), ka njoftuar ministri i Mbrojtes Armend Mehaj.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se objekt ky i cili me përfundimin e ndërtimeve dhe hyrjen në funksion do të përmbushë të gjitha kërkesat sa i përket hapsirës së nevojshme për studim.