Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian se aplikimin për bursa për vitin 2022-2023 në platformën e-kosova mund ta bëjnë pa letërnjoftim.
Kjo mundësi është krijuar për të lehtësuar aplikimin, duke qenë se shumica e nxënësve nuk posedojnë letërnjoftim.
Hapat që duhet të ndiqen për aplikim janë: krijimi i llogarisë (regjistrimi) dhe klikimi tek shërbimi, pa pasur nevojë të ngarkohet letërnjoftimi, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.
Linku: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=415