Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani viziton Shoqatën Kosovare të Shurdhërve, konfirmon mbështetjen për këtë kategori

Sht 30, 2022

Në kuadër të javës Javës së të Shurdhërve, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve.

Osmani ka theksuar se ofrimi i mundësive të barabarta si dhe qasja e barabartë për të gjithë, janë përkushtimi i çdoditshëm i institucioneve të Kosovës. Ajo e ka cilësuar këtë kategori, të vlefshme dhe të dobishme për shoqërinë kosovare.

“Të shurdhrit janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë. Sa më shumë mundësi për ta, sa më shumë kushte për ta, shoqëria jonë do të jetë më e barabartë dhe më e dinjitetshme”, ka theksuar Presidentja Osmani në takim me Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve.

Presidentja Osmani u ka ofruar mbështetje kësaj kategorie dhe i ka inkurajuar që të jenë të vendosur për eliminimin e të gjitha pengesave të çfarëdo natyre qofshin ato.

Ndërkaq përfaqësues të SHKSH-së, i prezantuan disa kërkesa presidentes Osmani, në mesin e të cilave, rritjen e qasjes në arsim, pajisjen me patentshofer, qasje më të madhe në informacione si dhe ofrimi i shërbimeve të asistencës në institucione publike dhe private.

Presidentja Osmani konfirmoi mbështetjen për këtë kategori dhe tha se këto çështje do t`i adresojë në takime me institucionet përkatëse, thuhet në faqen zyrtare të Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM