Manifesta 14 njofton se Céline Baumann është një arkitekte hapësinore franceze dhe studioja e saj eponimike operon në fushën e urbanizmit, arkitekturës hapësinore dhe ekspozitave. Ajo synon të krijojë mes një lupe interseksionale një hapësirë të hapur dinamike të informuar nga lidhja e vazhdueshme ekologjike mes njerëzve dhe natyrës.
Çfarë ajo rreket të përcjellë është se si t’i përdorim këto njohuri në mënyrë të dobishme për të bërë vend për vendin ku jetojmë qoftë ky mjedis urban, shtëpiak apo i nivelit kombëtare në mënyrë poroze, të lejueshme dhe mikpritëse për të gjithë.
Punimi i saj paraqitet në katin e gjashtë të Grand Hotel Prishtina nën titullin – mbi ekologjinë – si pjesë e ekspozitës tematike “Grand Scheme of Things, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Queer Nature, 2017–ongoing, © Céline Baumann. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha