Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se Inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët mbulojnë tërë Republikën e Kosovës.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se në mbledhjen e 99 të Qeverisë, kanë votuar komisionin intervistues, për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi.
Fokusi ynë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë.
Edhe për vitin e ardhshëm kemi planifikuar të pranojmë 20 inspektorë tjerë të arsimit.
Me rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit synojmë:
Të sigurojmë cilësi në arsim;
Të jemi me afër problemeve në shkolla;
Të kemi më shumë mundësi të monitorojmë e inspektojmë institucionet arsimore;
Të vlerësojmë performancën e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve si dhe performancën e shkollës.
Me qasje gjithpërfshirëse e shumë dimensionale do të përmirësojmë cilësinë në arsim.