Në 24- vjetorin e rënies në krye të detyrës së mjekut hero, dr. Shpëtim Robaj, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim familjen Robaj.
Në takim u rikujtua jeta dhe vepra e mjekut Shpëtim Robaj, që ra mes Abrisë dhe Likocit më 30 shtator të vitit 1998, duke shkuar në ndihmë të të plagosurve të masakrës në Abri të Drenicës.
Kryeministri Kurti e vlerësoi doktor Shpëtimin, mjekun e luftëtarëve, si humanist dhe atdhetar të madh.
Në takim ishin të pranishëm: Hyrije Robaj, e ëma e dr. Robaj, së bashku me Firdes Robaj, bashkëshortja e dr. Robaj, së bashku me djalin Memli, me bashkëshorten Artë dhe djalin Shpëtim, si dhe Afërdita Vllasolli, motra e dr. Shpëtimit, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.