Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Greme të Ferizajt është një rast i dhunës në familje dhe sulmit.
Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.M (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili vazhdimisht kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet F.S (F/K) e moshës 31 vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe sulmi”, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.