Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, grupi i radhës së nënoficerëve ka përfunduar me sukses të lartë kursin në lidership luftarak, reagim të parë në fushëbetejë dhe shkathtësi në komunikim.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se ushtarakët tanë stërviten vazhdimisht, të gatshëm për të fituar çdo betejë.