Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tetori është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Një në tetë femra mund të preken nga kanceri I gjirit gjatë jetës së tyre.
Ka shenja të ndryshme përmes së cilave mund të shfaqet kanceri i gjirit si ndryshimet në formën e gjirit, gunga në gji, ndryshimet në lëkurën e gjirit, skuqje e gjirit, gjakderdhje në gji, etj.
Nëse i vëreni ato, flisni me mjekun tuaj!
Zbulimi i hershëm e bën kancerin e gjirit më të shërueshëm dhe e rrit shkallën e mbijetesës, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.