Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Instituti i Psikiatrisë Forenzike po shfrytëzon maksimalisht kapacitetet që ka

Tet 3, 2022

Instituti i Psikiatrisë Forenzike në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës po shfrytëzon maksimalisht kapacitetet që ka.

Kjo u bë e ditur gjatë vizitës që pati UD, drejtoresha e ShSKUK-së Pranvera Zejnullahu- Raçi, në këtë institucion.

Në takim me dr. Shpend Haxhibeqirin, drejtor i këtij institucioni dhe stafin, theks i veçantë i’u kushtua bashkëpunimit dhe nevojave të Institucionit.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua edhe për përgjegjësitë institucionale, masat dhe veprimet të cilat duhet të ndërmerren në mënyrë specifike, përfshirë rritjen e kapaciteteve profesionale, vlerësimin për rrezikshmërinë e lartë, për punëtorët e Institutit të Psikiatrisë Forenzike.

Drejtori i IPFK-së, falënderoi drejtoreshën për bashkëpunim dhe angazhim, me qëllim ngritjen e kapaciteteve në punë, për të mirën e Institucionit dhe pacientëve, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM