Build Skills with our trainings

Sign up now!

Çeku pret shefin e futbollit në UEFA, Boban, diskutojnë për bashkëpunim në zhvillimin e futbollit kosovar

Tet 5, 2022

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja Daulina Osmani pritën në takim shefin e futbollit në UEFA, Zvonimir Boban, shoqëruar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Bashkë diskutuan për programin e Qeverisë së Kosovës për sportin në përgjithësi e në veçanti për infrastrukturën sportive të futbollit në vend. Po ashtu gjatë këtij takimi u fol për hapat konkretë për avancimin e mëtejmë të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Shefi i futbollit Boban e falënderoi ministrin Çeku për pritjen ndërsa të dy shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në zhvillimin e sportit të futbollit kosovar, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM