Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana e Kosovës arreston një person të dyshuar për mashtrime me taksa

Tet 5, 2022

Pas hetimeve disa mujore nga ana e Doganës dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar për kryerje e veprave penale.

Personi i dyshuar është arrestuar pasi ngarkohet me disa vepra penale që ndërlidhen me mashtrimet me taksa doganore, prandaj edhe ngarkohet me:

  • Falsifikim i Dokumenteve,
  • Mashtrim, dhe
  • Shmangie nga Taksat e Detyrueshme Doganore

I dyshuari në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar dokumente për automjete me qëllim të shmangies nga taksat e detyrueshme doganore dhe si rrjedhojë e këtij veprimi dëmi I shkaktuar   llogaritet të jetë mbi 500,000.00 Euro.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operative nga Dogana e Kosovës është arritur të rikuperohet  shumica e dëmit të shkaktuar duke arritur të sigurohen taksat doganore, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM