Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan nga një bankë komerciale në qytetin e Gjilanit ka pranuar ankesë se në një bankomat të kësaj banke janë deponuar para të falsifikuara në vlerë prej 100 €. Po ashtu Stacionin Policor Gjilan gjatë një periudhe të shkurtër kohore ka regjistruar edhe tri (3) rast të tjera të falsifikimit të prasë.
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas një pune të organizuar mirë operacioanle ka arritur që të siguroj prova të mjaftueshme se katër të dyshuar Kosovar Shqiptar A.M. (2004), E.D. (2004), L.M. (2004) dhe R.D. (2002) në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim në qytetin e Gjilanit bankënota të falsifikuara të vlerës 100 €.
Të dyshuarin janë lokalizuar dhe arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë të cilët janë sjellë në Stacionin Policor Gjilan ku dhe janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Falsifikim i parasë’’ dhe katër të dyshuarit e lartcekur të ndalen në mbajtje për 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.