Manifesta 14 njofton se Lee Bul është një ndër artistët bashkëkohorë më në zë nga Korea, e cila krijon punë të cilat pasqyrojnë hulumtimet e saj filozofike të historisë kulturore të shekullit XX.
Duke eksploruar çështje që variojnë nga rolet gjinore shoqërore dhe perceptimi i dështuar i idealizmit tek lidhjet mes njerëzve dhe teknologjisë, ajo prodhon punë ndërzhanrore të rrënjosura në teorinë kritike, në historinë e artit dhe tema nga fantashkenca.
Lee Bul na fton të reflektojmë mbi atë që mund të shpëtojmë nga ëndrrat e të kaluarës dhe çka mund të sjellë kjo për të ardhmen. “Willing to be Vulnerable” paraqitet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Willing to Be Vulnerable – Metalized Balloon V4, 2015/2020, © Lee Bul. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev






