Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB lanson fushatën ”Festo me zemër e jo me armë” 

Tet 6, 2022

Ministria e Punëve të Brendshme në mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka lansuar  fushatën “Festo me zemër e jo me armë”.

Kjo fushatë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes kolektive dhe ndërgjegjësimin lidhur me pasojat nga keqpërdorimi i armëve të zjarrit dhe rreziqet që sjellin ato.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani dhe njëherësh edhe Koordinator Nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta tha se përdorimi i armëve pa leje vazhdon të jetë shqetësim për shoqërinë kosovare dhe institucionet e sigurisë.

“Armët në posedim të paligjshëm nga qytetarët që qarkullojnë në Kosovë, janë shkaktarët kryesorë për pjesën dërmuese të vrasjeve dhe të një sërë krimeve që kanë ndodhur, qofshin ato të dhunës në familje, grabitjeve dhe krimeve të tjera”-tha ai.

Sipas Koordinatorit Nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta, Gashani misioni dhe angazhimi ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj vartëse është që në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët të avancojmë nivelin e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe njëkohësisht të përmirësojmë cilësinë e jetës për qytetarët tanë.

Ai tha se  Policia e Kosovës ka avancuar suksesshëm në aspektin e konfiskimeve të armëve ilegale dhe municionit dhe vetëm  gjatë vitit 2021 janë konfiskuar 1260 armë dhe rreth 42 mijë rrathë municioni i kalibrave të ndryshëm, në krahasim me vitin 2020 ku janë konfiskuar gjithsej 1135 armë.

Ndërsa në anën tjetër zëvendës përfaqësuesi  i UNDP-së në Kosovë, Niels Knudsen tha se UNDP synon të paralajmërojë për pasojat e përdorimit të paautorizuar të armëve të vogla dhe të lehta, veçanërisht gjatë  festave, si dhe për të reduktuar numrin e incidenteve të lidhura me të shtënat. 

Mesazhi i dërguar  qytetarëve është se edhe një pëlumb qorr duhet të përfundojë diku dhe ekziston rreziku të rrezikohet jeta e dikujt.

Fushata e cila u lansua sot në Prishtinë, në të njëjtën kohë është lansuar edhe në Shkup, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM