Komuna e Prishtinës ka njoftuar se drejtoresha e Menaxhimit të Hapësirave Publike, Donika Çetta bashkë me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj vizituan punimet e sapo filluara në Parkun Linear, ku do të implementohet përgjatë dhe anash rr. Vëllezërit Dehari.
Implementimi i projektit ka filluar me datën 03 tetor 2022 dhe sipas planit dinamik supozohet që të përfundohet brenda 90 ditëve, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.






