Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Heger: E rëndësishme përmbyllja urgjente e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën

Tet 7, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger.

Presidentja Osmani e informoi kryeministrin Heger mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, përfshirë përkushtimin e popullit dhe institucioneve të Kosovës për avancimin e rrugës euroatlantike të vendit. Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka përmendur rëndësinë e përmbylljes urgjente të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Heger kanë theksuar nevojën për t’i tejkaluar bashkërisht sfidat me të cilat po ballafaqohen vendet tona, duke përmendur përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin, thuhet në komunikatën për media Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM