Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që janë përfshirë në raste kriminale.
Kësisoj, në Fushë Kosovë, policia duke u mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka arrestuar dy persona të dyshuar, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana) si dhe dy thika.
Të dyshuarit;
- S, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
- R, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprat penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.