Ministria e Kulturës bën të ditur se u përmbyll Festivali i Teatrove në Ferizaj.
Edicioni i 52-të u mbyll me shfaqjen “Koleksionisti i Syve” me regji nga Ben Apolloni dhe në fund u ndanë çmimet kryesore të festivalit.
Shfaqja më e mirë e këtij edicioni u zgjodh “The Handke Project”, nga Blerta Neziraj, çmim të cilin e ndau ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku. Kjo shfaqje po ashtu mori çmimin për regjinë më të mirë.
Çmimi për aktoren më të mirë iu nda Ilire Vincës ndërsa aktori më i mirë u zgjodh Arben Bajraktari.
Festivali i Teatrove që mbështetet nga Ministria e Kulturës përgjatë një jave solli shfaqje dhe performanca artistike në Ferizaj, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






