Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova përmbush zotim të Samitit për Demokraci: Miratohet Deklarata Kundër Ndalimit Arbitrar

Tet 14, 2022

Republika e Kosovës ka miratuar Deklaratën Kundër Ndalimit Arbitrar në Marrëdhëniet shtet me shtet, iniciativë e  Kanadasë, e cila synon që të mbrojë edhe më tutje të drejtat e qytetarëve, të cilët jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë jashtë shteteve të tyre amë.

Me miratimin e kësaj Deklarate, Kosova rreshtohet krah shteteve të përkushtuara për të drejtat e njeriut, sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe pavarësisë së gjyqësorit. Me këtë Deklaratë, Kosova sikurse edhe shtetet e tjera ka riafirmuar shqetësimin për përdorimin e ndalimit arbitrar nga shtetet për të ushtruar ndikim mbi qeveritë e huaja, veprim ky në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Miratimi i kësaj deklarate është hap i rëndësishëm i përmbushjes së zotimeve të bëra nga Presidentja Osmani, në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, në Samitin për Demokraci, iniciativë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM