Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati- Garcia Mora: Bashkëpunim mes IFC dhe sektorit prodhues e përpunues në Kosovë

Tet 14, 2022

Gjatë qëndrimit në Uashington për Takimet Vjetore të Grupit të Bankës Botërore, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u takua me zëvendës presidentin e Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) për Evropë, Alfonso Garcia Mora, ku diskutuan për performancën ekonomike të Kosovës dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Përgjatë takimit, Murati e njoftoi Garcia Mora lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për mbështetjen e prodhuesve vendore, me ç’rast të dyja palët u pajtuan në rëndësinë e sektorit prodhues si mekanizëm shtytës për zhvillim ekonomik afatgjatë të vendit. Më tej, Ministri e informoi delegacionin për mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj, si fuqia punëtore e re dhe e talentuar, procedurat e thjeshta tatimore, si dhe së fundmi edhe themelimi i Gjykatës Komerciale, e cila siguron krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për investitorë.

Nga ana e tij, zëvendës presidenti Garcia Mora shprehu gatishmëri për zhvillimin e mundësive të bashkëpunimit në mes të IFC dhe sektorit prodhues e përpunues në Kosovë, si dhe promovimin e Kosovës si vend të përshtatshëm për investime.

Takimet Vjetore të Grupit të Bankës Botërore mbledhin së bashku ministra të financave dhe ekonomisë, parlamentarë, akademikë, si dhe përfaqësues të bankave qendrore, sektorit privat dhe shoqërisë civile për të diskutuar çështjet me interes global në fushën e zhvillimit ekonomik, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM