Manifesta 14 njofton se Raumlaborberlin është një kolektiv i arkitektëve eksperimentalë dhe urbanologëve të specializuar në modele me bazë pjesëmarrjeje për transformime urbane.
Projekti i tyre – [Working on] Common Ground – është një laborator 100 ditor për mësim dhe ndërtim eko-urban që nisi me një shkollë verore dy javore. Programi është krijuar dhe implementuar në bashkëpunim me kolektivë nga Kosova, rajoni dhe më gjërë.
Laborati ndërlidh rrëfimet që zbulohen prej hapësirës qofshin ato sociale, politike, ekonomike apo ekologjike – me sfida bashkëkohore si dekontaminimi, biseda, ekonomitë ciklike dhe rigjeneruese, ndërtimi i qëndrueshëm, lëvizshmëria dhe kujdesja ndaj klimës. Njerëz të të gjitha moshave janë bërë pjesë e shumë aktiviteteve të mbajtura në hapësirë lidhur me arkeologjinë, zbulimet, hartëzimin, rrëfimtarinë, ndërtimin, kopshtarinë, notin, të gatuarit e të ngrënit, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
[Working on] Common Ground, 2022, © raumlaborberlin. Photo © Manifesta 14 Prishtina / raumlabor and collaborators, Atdhe Mulla, Ivan Erofeev






