Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në Ceremoninë e certifikimit të 22 koordinatorëve të cilësisë, 19 drejtorëve të shkollave profesionale, si dhe 16 trajnerë të trajnerëve, i cili nga ana e MAShTI do të vazhdojë edhe në shkollat e tjera profesionale përmes trajnerëve të trajnuar.
Ministrja Nagavci tha se me këtë, 1/3 e shkollave profesionale janë përfshirë në procesin e përmirësimit të mekanizmave të sigurimit të cilësisë, ku të gjithë të certifikuarit për më shumë se dy vite shkollore ishin të angazhuar në këtë proces.
Ndër të tjera, Nagavci tha se në gjithë këtë proces MAShTI është përkrahur nga projekti Alled 2, financuar nga BE dhe ADA dhe implementuar nga ADA.
Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger theksoi se, ky projekt do të kontribuojë në harmonizimin e arsimit profesional me tregun e punës.
Ndryshe, Programi i trajnimit ekuivalent me 10 kredi ECTS është ofruar gjatë viteve 2021 dhe 2022 përmes seminareve të drejtpërdrejta të trajnimit dhe mentorimit të koordinatorëve të SC dhe drejtorëve të shkollave/QAP, duke përfshirë edhe ofrimin e udhëzimeve të përshtatura me shkrim. Gjithashtu, u hartuan dhe u pilotuan rregulloret për proceset e brendshme të SC (për shkollat e AAP dhe QAP) në bashkëpunim të ngushtë me ofruesit dhe institucionet e nivelit qendror, thuhet në postimin në Facebook të MASHT-t.






