Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani pret delegacionin e Rrjetit Global të Viktimave e të mbijetuarve të luftës nga Ukraina dhe Kolumbia

Tet 17, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim një delegacion të Rrjetit Global të Viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës nga Ukraina dhe Kolumbia.

Në takim me këtë delegacion, presidentja Osmani ka theksuar se historia më e re e Kosovës bart në vete rrëfimin e trishtë të mbi 20 mijë grave të dhunuara gjatë luftës së vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

Në këtë kontekst, Osmani ka përmendur guximin e ish-deputetes Vasfije Krasniqi, e cila tri vjet më parë dëshmoi në Kongresin Amerikan për dhunimet e kryera nga forcat gjenocidale serbe, duke kërkuar drejtësi.

Presidentja Osmani theksoi se liria e fituar nuk është e plotë pa drejtësi për viktimat dhe dënim për autorët.

Ajo e ka njoftuar delegacionin nga Ukraina dhe Kolumbia se me propozimin e saj, 14 Prilli në Kosovë shënohet si dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, duke rikonfirmuar se si presidente e vendit do të jetë zëri i këtyre grave çdo ditë.

Presidentja e ka njoftuar delegacionin se në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore, me të cilat personave të dhunuar gjatë luftës u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale, me të cilën gjë u mundësohet pensioni ligjor.

Sipas Osmanit, përvoja e Kosovës mund ta ndihmojë Ukrainën në trajtimin e të të mbijetuarve të dhunës seksuale.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka përsëritur se populli i Kosovës është në krah të popullit ukrainas dhe se do të vazhdojë mbështetjen ndaj tij me të gjitha mundësitë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM