Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon kontrollet e shtuara policore me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë.
Në kontekstin e kësaj, gjatë fundjavës, nga njësiti për reagim të shpejtë, në dy lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.
Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






