Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani e falëndon Albright dhe MCC për punën dhe fillimin e suksesshëm të Programit Kompakt për Kosovën

Tet 17, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Presidentja Osmani e ka falënderuar Albright dhe MCC-në për punën dhe përkushtimin për fillimin e suksesshëm të Programit Kompakt për Republikën e Kosovës. Presidentja Osmani ka theksuar dedikimin e institucioneve të Kosovës për këtë program, gjë që është reflektuar edhe në procesin e negocimit, nënshkrimit, si dhe ratifikimt në një kohë rekord nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Osmani ka thënë se projekti do ta vendosë Kosovën në hartë si shembull për të gjithë rajonin dhe më gjerë për sa i përket investimeve në sektorin e energjisë. Ajo vlerësoi se investimi në bateri do të ndikojnë në lehtësimin e tranzicionit energjetik dhe integrimit më të shpejtë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në sistemin energjetik, përderisa, ngritja e kapaciteteve të fuqisë punëtore e në veçanti të grave, do të ndikoj në krijimin e burimeve të nevojshme njerëzore për implementim të suksesshëm të projekteve inovative.

Tutje, presidentja Osmani ka potencuar mbështetjen e vazhdueshme për të gjitha institucionet relevante me qëllim të materializimit sa më shpejt të  872rogramit, gjë që përfundimisht do të ndikojë edhe në tërheqjen e investimeve të huaja.

Në takim, presidentja Osmani ka folur po ashtu për  miqësinë e palëkundur në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se programi  i ri me MCC-në do të shënojë një kapitull të ri që konfirmon edhe njëherë raportin e veçantë ne mes të dy vendeve tona. Me këtë rast, Presidentja Osmani i ka shprehur znj. Albright mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për kontributin e nënës së saj, ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, për lirinë e popullit tonë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM