Build Skills with our trainings

Sign up now!

Von Cramon: Kosova dhe Serbia ta shqyrtojnë dhe pranojnë propozimin franko-gjerman

Tet 17, 2022

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet ta shqyrtojnë seriozisht ofertën e Parisit dhe Berlinit, sepse “është e mundshme që oferta e radhës të mos jetë më e mirë se paraprakja”.

Në një deklaratë për gazetën serbe “Nova”, Von Cramon tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë “kompromis të qëndrueshëm dhe të gëlltisin disa pilula të hidhura në rrugën përpara”.

“Ne e mbështesim plotësisht dhe në mënyrë të palëkundur punën e Miroslav Lajçak dhe besoj se qëllimi mund të jetë real”, tha eurodeputetja von Cramon, duke iu përgjigjur pyetjes se i dërguari i BE-së për dialogun, Lajçak, pret që marrëveshja ndërmjet dy vendeve të arrihet deri në fund të vitit 2024.

“Unë nuk jam e sigurt se njerëzit në Serbi e dinë se reputacioni i Serbisë është më i keqi që nga viti 1999”, tha mes tjerash Viola von Cramon,

Ajo vlerësoi se Serbia sot është “më së largu nga BE-ja që nga viti 2000.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM