Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konfiskohen 64.350 litra me markën tregtare Coca Cola të falsifikuara me origjinë nga Iraku

Tet 18, 2022

Oficerët doganor pas dyshimeve fillestare se produkte e paraqitura per zhdoganim mund të jenë të falsifikuara kanë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore për verifikimin e tyre. Si rezultat është konfiskuar sasi e konsiderueshme, respektivisht 64.350 litra të produkti “Coca Cola” të falsifikuar.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, gjatë ekzaminimit të mallit në kufi është ndaluar malli me markën tregtare “Coca Cola” nën dyshimin se janë të falsifikuara. Pas

konfirmimit të bartësit të së drejtës se mallrat e ndaluara janë të falsifikuara, Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallrat në sasi prej 64350 litra, me markën tregtare “Coca Cola” dhe origjinë nga Iraku. Sipas dispozitave ligjore në fuqi malli i falsifikuar nuk lejohet të dal në qarkullim të lirë, andaj malli i konfiskuar do ti’ nënshtrohet procesit të asgjësimit.

Mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI), në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i të drejtave të pronësisë intelektuale ndikon pozitivisht edhe ne mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë publike, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM