Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti takon delegacionin e Parlamentit portugez: Portugalia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën pa kushte të reja

Tet 18, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti prit në zyrën e tij delegacionin parlamentar nga Portugalia të përbërë nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, deputeti Sergio Sousa Pinto, Koordinatori Politik i Partisë Socialdemokrate dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme, deputeti Tiago Moreira de Sa dhe këshilltari i Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, Raul Oliveira. Ata po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Duke folur në emër të delegacionit, deputeti nga radhët e Partisë Socialiste e cila drejton Qeverinë e Portugalisë nga viti 2015, Sergio Sousa Pinto tha se së bashku me deputetin de Sa, që vjen nga radhët e Partisë Social Demokrate, përfaqësojnë konsensusin nacional të Portugalisë sa i përket rajonit. Si vend mik dhe aleat i Kosovës, ai konfirmoi mbështetjen e Portugalisë drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euro-atlantike, BE dhe NATO. Në takim u tha se Portugalia gjithashtu mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën pa kushte të reja.

Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë delegacionit portugez dhe falënderoi Portugalinë për mbështetjen e hershme dhe të vazhdueshme ndaj vendit, popullit dhe shtetit tonë, veçanërisht në fushën e sigurisë nëpërmjet trupave të saj në kuadër të misionit të KFOR-it. Ndër të tjera, ai foli për rolin e rëndësishëm që Portugalia mund të luajë në raport me vendet mos-njohëse, me theks te Spanja dhe Brazili. Sa i përket marrëdhënieve të mira dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë, kryeministri Kurti bëri ftesë për rritje të shkëmbimeve tregtare, kulturore dhe ekonomike teksa e njoftoi delegacionin me indikatorët më të fundit ekonomikë dhe demokratikë të vendit si dhe mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj.

Në fund, u shkëmbyen këndvështrime në lidhje me luftën në Ukrainë, për të cilën ndanë qëndrime të njëjta duke e cilësuar atë si akt agresioni të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse ndaj popullit dhe shtetit të Ukrainës.

Kryeministri Kurti e njoftoi delegacionin portugez për vendimet e menjëhershme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ngritjen e sanksioneve ndaj Rusisë në përputhje me sanksionet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe për programin e Qeverisë për akomodimin e 20 gazetarëve ukrainas, 11 prej të cilëve tashmë janë banorë të Prishtinës. Ai shtoi se solidariteti ndaj Ukrainës duhet të vazhdojë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM