Manifesta 14 njofton se Ilir Dalipi është arkitekt që punon dhe jeton në Prishtinë, Kosovë. Dalipi punon mes mediumeve të ndryshme, shpesh duke u fokusuar në objekte të përditshmërisë për të eksploruar, ushqyer dhe treguar historitë e tyre mes perspektivës së tij
Ndërhyrja e tij bazohet në restaurimin e kioskës K67, e gdhendur në kujtesën kulturore, modeli i dikurshëm i kudondodhur i të cilit është bërë pamje e rrallë në rrugët e Prishtinës. I ndikuar nga urbanizmi taktik, i cili propozon zgjidhje të shpejta dhe në shkallë të vogël për probleme më të mëdha, arkitekti dhe urbanisti kërkon të frymëzojë të tjerët t’ia ndjekin shembullin.
Ndërhyrja e tij paraqitet në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe mban në të ndërhyrjen ng Radion International, me punimin e artistes zanore Susan Philipsz në bashkëpunim me një kolektiv studentësh nga Kosova dhe më gjërë, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Objectification of senses, 2022, © Ilir Dalipi. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha






