Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës fton të rinj të aplokojnë për studime në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së

Tet 18, 2022

Ministria e Mbrojtjes njofton se nga 18 deri më 25 tetor 2022 fton të rinj e të reja të aplikojnë për të realizuar ëndrrën e tyre unike për studime në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së.

Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit sipas kritereve të Rregullores së FSK-së dhe të Akademisë së Forcave Ajrore, procedurat ankimore, kriteret tjera, dokumentet e kërkuara për aplikim, si dhe udhëzimet se si të aplikoni, qasuni në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org, në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net ku edhe është publikuar shpallja e konkursit.

Gjithashtu kandidatët e interesuar duhet të plotësoni formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.

Ky është sukses ynë i madh i radhës, falë mbështetjes së madhe të aleatëve tanë jetik amerikan.

Falënderim dhe mirënjohje e përhershme për SHBA-në, Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Amerikane, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes e Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM