Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikim në Programin Fulbright Visiting Scholar.
Nagavci në postimin e saj në facebook ka thënë se ky është një program post-doktoral për studiues të rinj dhe të lartë, ligjërues universitar dhe ekspertë nga institucionet akademike në Kosovë të cilët dëshirojnë të zhvillojnë kërkime të avancuara dhe ligjerata universitare në Shtetet e Bashkuara.
Ky është program i përbashkët i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Qeverisë së Kosovës.
Programi FulBright në Kosovë, është mundësi fantastike për studentët tanë, program i shkëmbimit akademik me reputacion të lartë.
Përmes këtij programi studentëve tanë u është hapur rruga për studime në institucione prestigjioze amerikane, në programe me interes për zhvillimin e vendit tonë.
Nga ky program përfiton edhe stafi ynë akademik, pasi që do t’u mundësohet rrjetëzimi dhe hulumtimi me institucione hulumtuese amerikane, që në planin afatgjatë kontribuon në ngritjen e performacës së hulumtimit në vendin tonë.
Aplikimi online 2023/2024 për Programin Fulbright Visiting Scholar do të jetë i hapur deri më 1 nëntor. Detajet më të hollësishme i gjeni në këtë link:






