Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani me delegacionin portugez diskuton për raportet ndërshtetërore dhe procesin e liberalizimit të vizave

Tet 18, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Portugalisë, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni Sergio Souza Pinto, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e  Portugalisë dhënë Kosovës.

Me delegacionin portugez, presidentja Osmani ka diskutuar për raportet ndërshtetërore dhe mbështetjen e Portugalisë për sa i takon procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Sipas Osmani, Komisioni Evropian, ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën, ngase Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Prandaj, sipas presidentes Osmani vendimmarrja politike gjatë Presidencës Çeke është më se urgjente dhe hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave nuk duhet të mbetet peng i asnjë teknikaliteti.

Presidentja më tej në takim më delegacionin portugez ka folur edhe për rëndësinë e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas saj, anëtarësimi në këtë organizatë avancon liritë dhe të drejtat e njeriut. Në këtë kontekst, ajo ka falënderuar Portugalinë për mbështetjen e deritashme.

Në takim, u shfaq gatishmëria e dyanshme për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja parlamenteve, sikurse edhe në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, arsimit, turizmit dhe sfera të tjera të interesit të përbashkët, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM