Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hetuesit e stacionit policor Qendra kryejnë kontrolle në dy lokacione, arrestojnë dy persona dhe sekuestrojnë municion

Tet 19, 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot hetuesit e stacionit policor Qendra, kanë arrestuar tre persona për një rast të vjedhjes së rëndë.

Hetuesit policor me urdhëresë të gjykatës përkatëse, kanë kryer kontrolle në dy lokacione të ndryshme ku përveç arrestimit të të dyshuarve, kanë gjetë dhe sekuestruar:

– municion, disa pajisje (tv, pjisje zërimi, etj) që dyshohet të jenë të vjedhura në rastin e raportuar me datën 20.08.2022.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, njëri nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM