Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim zëvendësministren e Brendshme të Shqipërisë, Romina Kuko, të shoqëruar nga drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Denion Meidani dhe shefi i Divizionit për Siguri, Ermal Jauri.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë në angazhim të përbashkët për sigurinë dhe mbrojtjen, jo vetëm të dy vendeve tona por të gjithë rajonit e më gjerë”, theksoi ministri Mehaj në këtë takim.
Me këtë rast, u diskutua për procesin e realizimit të planeve të bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mjedisin aktual të sigurisë dhe sfidave trans-nacionale, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.






