Manifesta 14 Prishtina X International Biennial Association fillon më 20 tetor. Manifesta 14 bën thirrje në Kino ARMATA, të enjten dhe të premten për të takuar kuratorë dhe drejtorë të bienaleve nga e gjithë bota!
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë skenën kulturore për të ndërtuar marrëdhënie të reja dhe për t’u angazhuar në diskutime që vijnë prej bienaleve bashkëkohore si mjete për zhvillim kulturor, të edukimit dhe shoqërisë – konferenca është falas dhe e hapur për të gjithë, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.






