Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Portugalisë, De Oliveira

Tet 19, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Portugalisë, në Kosovë, Jorge Ayres  Roza De Oliveira.

Pasi që i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri portugez, presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira dhe shfaqi besimin se zhvillimet pozitive të raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës e Portugalisë do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ambasadorit De Oliveira.

Me ambasadorin De Oliveira, presidentja Osmani ka diskutuar edhe sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Presidentja Osmani ka falënderuar Portugalinë për mbështetjen e tyre të parezervë në këto dy procese si dhe ka përsëritur qëndrimin se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se duhet të merret për bazë rekomandimi i Komisionit Evropian për t`i hequr vizat.

Sipas Osmanit, është e domosdoshme vendimmarrja politike gjatë Presidencës Çeke dhe se hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave nuk duhet të mbetet peng i asnjë teknikaliteti.

Kurse sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, presidentja Osmani ka potencuar se anëtarësimi në këtë organizatë është në funksion të fuqizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Presidentja Osmani dhe ambasadori De Oliveira diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fusha specifike, sikurse ajo e politikës së jashtme, mbrojtjes, arsimit, turizmit dhe sfera të tjera të interesit të përbashkët, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM