Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla me delegacionin nga Shqipëria do të vazhdojnë bashkëpunimin në avancimin e sigurisë

Tet 19, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim një delegacion nga Republika e Shqipërisë i përbërë nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Romina Kuko, Koordinatori Nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Denion Meidani, drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija, drejtorin e Përgjithshëm e Shërbimit Sprovues, Ervin Hoxha dhe zëvendës koordinatorin kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Ermal Jauri. 

Ministri Sveçla njoftoi zëvendësministren Kuko për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe synimet që kemi për të ardhmen si dhe shprehu gatishmërinë për koordinimin e projekteve për të ardhmen dhe kjo gatishmëri është konfirmuar po ashtu edhe nga delegacioni shqiptar. 

Me theks të veçantë të dyja palët diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit mes institucioneve vartëse me qëllim të shkëmbimit të ideve dhe përvojave më të mira në mënyrë që institucionet tona të jenë sa më të ngritura profesionalisht dhe në shërbim të qytetarëve. 

Në fund të takimit që të dyja palët u dakorduan se do të vazhdojnë edhe më tutje thellimin e bashkëpunimit të ngushtë si deri më tani, në mënyrë që të avancohen politikat tona të sigurisë dhe të jemi sa më të efektshëm për qytetarët e të dyja shteteve, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM