Manifesta 14 njofton se Kolektivi Werker është një nismë eksperimentale për publikime në ndërseksionin e punës, ekofeminizimit dhe lëvizjeve LGBTQI+.
Qëllimi i tyre është të analizojnë se çfarë është e dukshme dhe se çfarë mbetet e fshehur në kontekste të ndryshme politike.
Na u bashkoni këtë të shtunë në Qendrën për Praktikë Rrëfyese në orën 18:00 për një prezantim prej anëtarëve të kolektivit Marc Roig Blesa dhe Rogier Delfos të cilët do të paraqesin praktikën e tyre të përgjithshme artistike.
Ata ju ftojnë të merrni me vete dokumente dhe objekte personale të cilat doni t’i arkivoni, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Amator Archives, 2022, Werker Collective. Photo Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev, Atdhe Mulla






