Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministri Murati fton ambasadoren Ziv që bizneset izraelite të investojnë në Kosovë

Tet 20, 2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Gjatë takimit është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes për të dyja palët, me fokus të veçantë në fushën e teknologjise informative, menaxhimit të ujërave dhe bujqësisë.

Tutje, ministri Murati ka potencuar se Republika e Kosovës ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin me Izraelin, me ç’rast përmes Ambasadores ftoi bizneset izraelite që të investojnë në Kosovë.

Nga ana e saj Ziv e falenderoi Muratin për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj për thellimin e bashkëpunimit, si dhe në ndarjen e praktikave më të mira në fushën e zhvillimit ekonomik, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM