Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka njoftuar se do të ndahen një milion euro për studentët tanë elitarë të Universiteteve publike, në programet Baçelor dhe Master për vitin akademik 2022-2023.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se përkrahja për studentët tanë do të vazhdojë, ashtu si edhe angazhimi i pandalur për përmirësimin e performancës dhe rezultateve në arsim.
Arsimi është prioritet i Qeverisë. Suksese aplikuesve!
Konkursi është i hapur deri më 02.11.2022, ndërsa aplikimi mund të bëhet në mënyrë elektronike në vegzën:
Për detajet e konkursit klikoni këtu:





