Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një person të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile, të viteve 1998/99

Tet 20, 2022

Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës, me autorizim nga Prokuroria Speciale, ka zhvilluar hetime intensive lidhur me krimet e kryera nga forcat e armatosura të Serbisë gjatë periudhës kohore të viteve 1998/99 në Kosovë.

Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara dhe intervistimit të dëshmitarëve deri më tani, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin E. B. mashkull/boshnjak i cili është shoqëruar në Polici.

Në konsultim me prokurorin kompetent i dyshuari i lartcekur është intervistuar nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” për periudhën e viteve 1998/99 në një fshat në komunën e Istogut.

Pas intervistimit të palës në prezencë të avokatit, prokurori i çështjes ka lëshuar aktvendim për arrestim të përkohshëm dhe ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM