Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se ka filluar Konferenca e Asociacionit Ndërkombëtar të Bienaleve si pjesë e Manifesta 14 Prishtina.
Ky Asociacion është shtëpi e bienaleve më të mëdha botërore të cilët mblidhen një herë në vit për të diskutuar çështjet e kontekstit aktual kohor dhe për të rrjetëzuar më shumë profesionistët e fushës së artit.
Tema e kësaj konference dyditore është diskutimi kolektiv mbi modelet e reja të bienaleve në kohë dhe vende në konflikt ose post-konfliktit.
Gjatë adresimit të ministrit Çeku në ceremoninë hapëse të konferencës, ai u shpreh se Kosova ka çfarë të kontribuojë në këtë diskutim duke marrë parasysh ngritjen e shpejtë artistike të Kosovës si një vend i post-konfliktit. Ai gjithashtu uroi që e njejta të ndodh së shpejti edhe me Ukrainën dhe i uroi mirëseardhje delegacionit ukrainas në Kosovë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






