Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se Donjeta Sadiku fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Boksit (kat. 60 kg) që po mbahet në Budva të Malit të Zi. Kjo është medalja e parë evropiane e rangut senior për Federatën e Boksit të Kosovës.
Po ashtu kampionja olimpike Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në garën Grand Slam të xhudos që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Pas katër fitoreve, Nora përmbylli ditën me vendin e dytë në finale përballë Mimi Huh të Koreas së Jugut. Ishte një rikthim i fuqishëm i Norës pas 15 muajve rikuperim shkaku i lëndimit të krahut.
Sportistet tona, përmes punës dhe sakrificës, vazhdojnë të korrin suksese historike për shtetin e Republikës së Kosovës
Falë sportisteve si Donjeta dhe Nora, shteti ynë vazhdon të triumfojë ndërkombëtarisht, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






