Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia sekuestron gjashtë armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Tet 22, 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët policor janë shoqëruar në stacion katër persona dhe janë sekuestruar gjashtë armë zjarri.

Sekuestrimi i armëve është kryer në katër raste dhe lokacione të ndryshme.

– Në rrugën “Ferid Curri”, në Prishtinë, në një banesë nga njësite të stacionit policor qendra, një personit të dyshuar i janë sekuestruar, tri armë zjarri (dy të tipit Zastava, një Ecol Tuna dhe 20 fishekë).

I dyshuari B.B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje.

Ndërsa tri rastet tjera, ku dyshohet të jenë përdorë armët, por nuk ka persona të lënduar, kanë ndodhë:

– në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë, ku njësitet e stacionit policor Veriu, personit të dyshuar i kanë sekuestruar një pushkë gjuetie, dhe ndaj tij kanë iniciuar rast për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

– në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku pas një përleshje dyshohet të jetë përdorë arma është sekuestruar një pistoletë e tipit Zoraki.

– si dhe rasti përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, në të cilin është sekuestruar një pistoletë e tipit Zoraki dhe 8 gëzhoja, ka ndodhë në fshatin Rusinovc të Lipjanit.

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, konform autorizimeve ligjore, është e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM