Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur presidentin e Maltës, George Vella me ceremoni të lartë shtetërore.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se me presidentin Vella kanë diskutuar për hapat konkret për themelimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Me shumë miq dhe aleatë, Malta është një partner vendimtar në Mesdhe.
Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Maltës për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në BE.






