Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi- Fuchs: Kosova e interesuar të bashkëpunojë me Kroacinë në reformat arsimore, për rritjen e cilësisë në edukim

Tet 25, 2022

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ministrin e Shkencës dhe Edukimit të Kroacisë, Radovan Fuchs.

Palët biseduan mbi fokuset kryesore të dy qeverive, ku Kosova është e interesuar të bashkëpunojë me Kroacinë dhe të marrë shembujt më të mirë në fusha të ndryshme. Një nga to, është dhe reformat dhe politikat arsimore, me theks të veçantë në rritjen e cilësisë në edukim.

Marrëdhëniet bilaterale dhe partneriteti i ngushtë mes Kosovës dhe Kroacisë vijojnë të thellohen. U diskutua mbi projekte konkrete me interes të përbashkët, të cilat mund të realizohen mes dy vendeve tona dhe ku përfituesit kryesorë do të jenë qytetarët.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ministrin Fuchs për vizitën, bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i uroi vizitë të frytshme në vijim në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM